Kalkulator Bastesh të Kombinuara
Llogarit kuotën e kombinuar të disa përzgjedhjeve.
Përdorni Llogaritësin Accumulator këtu
Shtoni karakteret '+', '-' ose '/' nëse shkruani kuota Amerikane ose Thyesore si +500 ose 5/2
Çfarë është një bast i kombinuar?
Një bast i kombinuar (në anglisht accumulator ose shkurt acca), i njohur edhe si ‘Parlay’ ose ‘Multi’, është një lloj basti që bashkon disa baste të thjeshta (të quajtura edhe përzgjedhje ose legs të kombinimit) në një bast të vetëm. Kuotat shumëzohen me çdo përzgjedhje shtesë që i shton kombinimit. Duhen të paktën dy përzgjedhje që një bast të konsiderohet i kombinuar. Numri maksimal i përzgjedhjeve varet nga bastorja ku e vendos bastin. Një bast i kombinuar fiton vetëm nëse fitojnë të gjitha përzgjedhjet: nëse humbet vetëm njëra, humbet i gjithë kombinimi (prandaj zakonisht merr kuota të larta kur shton më shumë përzgjedhje)! Një kombinim mund të bashkojë lloje të ndryshme bastesh nga tregje të ndryshme, mjaft që të mos jenë të kushtëzuara mes tyre (si Ekipi A fiton pjesën e parë dhe Ekipi A kalon handikapin aziatik të pjesës së parë).
Si funksionon kalkulatori i basteve të kombinuara?
Kalkulatori ynë i basteve të kombinuara e nxjerr menjëherë kuotën totale të kombinimit tënd. Vendos kuotën e secilës përzgjedhje dhe kalkulatori do të të tregojë sa vlen kombinimi në tërësi, pra vlerën totale të kuotave.